ÇERTIFIKIMI I PRODUKTIT

CDQ Albania ka zhvilluar një sërë shërbimesh në sektorin Agroushqimor që i përgjigjen në mënyrë të plotë kërkesave të cilësisë dhe sigurisë, si Çertifikimi Vullnetar i Produktit që dëshmon dhe vlerëson veçoritë e një produkti duke u bazuar tek karakteristikat cilësore, tregtare dhe kushtet e tokës e të klimës të territorit prodhues. Çertifikimi vullnetar i produktit, është një akt formal me të cilin CDQ Albania, si një Ent i trete, pohon me seriozitet që produkti është konform me çka është deklaruar në Rregulloren Teknike referuse të Organizmit që e përpunon. CDQ Albania nëpërmjet kontrollit të Rregullores Teknike referuse (RT) që organizmi përpunon mbi bazën e standarteve, rregulloreve kombëtare ose ndërkombëtare, disiplinoreve apo nga një dokument referimi tashmë të aprovuara dhe analiza mbi proçesin dhe mbi produktin, garanton konsumatorin mbi veçoritë cilësore të produktit (organoletike, ndjeshmërisë, vlerave ushqyese,) Çertifikimi i produktit lind nga një nevojë e tregut për të pozicionuar, vlersuar dhe dalluar produktin agroushqimor dhe për të informuar konsumatorin dhe distributorët e mëdhenj për disa veçori dhe karakteristika që e veçojnë produktin nga produktet e tjera të të njëjtës kategori Përparësitë:

  • Vlerësimi i karakteristikave të produktit;
  • Komunikim i çertifikimit direkt tek produkti;
  • Promovim i imazhit të ndërmarrjes;
  • Rritje e garancisë dhe e sigurisë ushqimore;
  • Dëshmi dhe çertifikim i karakteristikave organoletike dhe ushqyese, të origjinës së produktit, dhe të veçantisë së tij;
  • Kujdes për aspektet higjeniko – sanitare të ushqimeve.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ