Çertifikimi i produktit dhe i procesit në sektorin e peshkimit dhe në atë agroushqimor, ka qëne një projekt i realizuar ne Tirane ne 3/12/2009 , në kuadër të Ligjit 84/01 e drejtuar sipërmarrjeve shqiptare të sektorëve të mësipërm. Bujqësia përfaqëson një sektor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, edhe pse vëllimi i eksporteve është i ulët në krahasim me potencialet e Vendit. Impulset më të mëdha për rritjen vijnë nga sektori privat, në veçanti nga investimet e huaja dhe nga kontratat e bashkëpunimeve me blerës të huaj. Për rritjen e  vëllimit të eksporteve, bujqësia dhe industria ushqimore shqiptare kanë  të nevojshme ndërmarrjen e  proceseve të modernizimit të sipërmarrjeve të përfshira, si në aspektin strategjik të organizimit, ashtu edhe në procesin e integrimit vertikal të zinxhirit prodhues me sipërmarrjet italiane të përpunimit. Kursi ka kaluar disa faza, ndër të cilat: – Formimi bazë për sipërmarrjet pjesëmarrëse: në këtë fazë të parë, për sipërmarrjet shqiptare të zgjedhura në dy sektorët përkatës, është zhvilluar një trajnim prej 64 orësh për forminin e titullarëve dhe drejtoritë e sipërmarrjeve për kulturën e cilësisë, igjenës dhe prejardhjes; – Përzgjedhja dhe tajanimi profesional: midis pjesëmarrësve në fazën e parë janë përzgjedhur rreth 60 shoqëri. Për këto, janë zhvilluar kurse formimi, me qëllim përgatitjen e personelit të brendshëm për menaxhimin e Sistemeve të Cilësisë HACCP e Gjurmueshmërisë së zinxhirit, si dhe formimin specifik mbi disa tema thelbësore për menaxhimin strategjik të ndërmarrjes; – Çertifikimi pilot: në këtë fazë janë përzgjedhur 19 sipërmarrje për mundësimin e çertificatave përkatëse.