SISTEMET E MENAXHIMIT PËR SIGURINË USHQIMORE

Norma ISO 22000  lind kryesisht me qëllim që të harmonizojë në nivel ndërkombëtar standartet e ndryshme vullnetare të zhvilluara brenda kufijve kombëtar për zhvillimin dhe menaxhimin e sigurisë ushqimore për metodën HACCP Siguria ushqimore është një përgjegjësi që si fillim mund të garantohet përmes përpjekjeve të kombinuara të të gjithë pjestarëve të përfshirë në sistemin agro-ushqimor Për  këtë qëllim norma fut konceptin e komunikimit interativ midis pjestarëve të ndryshëm. Komuniki është i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha rreziqet për sigurinë ushqimore të indentifikohen dhe të kontrollohen në mënyrën e duhur në çdo faze të zinxhirit. Kjo përfshin një komunikim midis kompanivenë tërë zinxhirin Norma konfirmon gjithashtu vlefshmërinë e parimeve të Codex Alimentarius për zhvillimin e sistemit HACCP dhe krijon një element bashkimi mes sistemeve të administrimit të cilësisë të vënë në zbatim në përshtatje me ISO 9001 dhe me sistemet e vetkontrollit të firmës të zhvilluara në përputhje me D.Lgjs 193/2007 (ish D. Lgjs. 155/97) dhe me rregulloren më të fundit komunitare Rreg. 852/04 në fuqi nga dt. 1 janar 2006. Ky standart është si një pikë referimi për operatorët për aplikimin e rregulloreve kumunitare për higjenen dhe sigurinë ushqimore. Disa elemente kyç për menaxhimin  e sigurisë ushqimore :

  • Komunikimi ndërveprues: komunikimi gjerë e gjatë në sistem (me furnizuesit dhe me klientët) duhet të jetë i bazuar mbi informacionet e nxjerra nga analiza e rreziqeve dhe e finalizuar në një efikasitet më të madh në menaxhimin e sigurisë ushqimore.
  • Sistemi i menaxhimit aktiv dhe efikas në mënyrë konstante i azhornuar.
  • Parimet HACCP – ISO 22000: sipas 7 parimeve të Codex Alimentarius.
  • Programet e parakushteve: kushtet dhe proçedurat e tërthorta të
  • drejtuara në kontrollin e aspekteve ambjentale dhe operative që përbëjnë themelin e sistemit HACCP.

Norma mund të aplikohet në mënyrë të pavarur ose në kombinim me sistemet e tjera  të menaxhimit (p.sh ISO 9001). Standarti i intereson si aktorëve të zinxhirit ushqimor (psh. Prodhuesve të ushqimit, shpërndarësve) ashtu  dhe atyre që janë përfshirë në mënyrë jo të drejpërdrejtë në zinxhir  (si psh. Prodhuesve të paketimeve , ofrus të shërbimeve të pastrimit). Përparësitë

  • Planifikojnë, zbatojnë, të bëjnë aktiv, të mbajnë dhe të azhornojnë një sistem për administrimin e sigurisë ushqimore i përqëndruar për të patur prodhime, që sipas përdorimit të parashikuar, të jenë të sigurtë për konsumatorin.
  • Garantojnë përputhshmërinë me kërkesat e ligjit të aplikuar për sigurinë ushqimore.
  • Të vlerësojë dhe të përcaktojë kërkesat e konsumatorëve dhe të demonstrojnë pajtueshmërinë me ato kushte të ndërsjelltë që është rënë dakord me klientin lidhur me sigurinë e ushqimit me qëllim për të rritur kënaqësinë e konsumatorit .
  • Të organizojë dhe finalizojë drejt sigurisë ushqimore komunikimin me partnerët tregtare
  • Të përmirësojnë burimet e brendshme dhe gjatë sistemit
  • T’jua komunikojnë në mënyrë efikase aspektet e cilësisë ushqimore furnizuesve, klientëve dhe palëve përkatëse të interesuara në sistemin ushqimor

Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ ALBANIA SH.P.K