Çertifikimi ISO , pasaporta e bizneseve per ne BE
PA ÇERTIFIKATE CILESIE S’KA EKSPORT Kur kompania e pare shqiptare prodhuese u certifikua ne vitin 2001 me standardet nderkombetare te cilesise, te gjitha kompanite shqiptare vazhdonin te gezonin frytet e rritjes ne tregun vendas. Kerkesa e larte ne treg dhe niveli i konkurrences shume me i ulet se sot i bente ato te ishin te kenaqur me te ardhurat e tyre edhe pse ne nje treg prej vetem 3 milion konsumatoresh. Megjithate, ecuria ne rritje e bizneseve ne vend dhe tregtia gjithnje e me e madhe me tregjet perendimore, ka nxitur bizneset te shpenzojne me shume per cilesine. Aktualisht ne vendin tone llogariten rreth 80 kompani qe kane arritur te marrin certifikaten e menaxhimit te cilesise sipas standardit ISO 9001:2000 dhe 15 kompani te certifikuara me HACCP. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit (DPS), numri i standardeve nderkombetare te pershtatura ne vendin tone eshte rritur krahas numrit te kompanive te certifikuara. Sipas Drejtorit te DPS-se Arben Nati, interesi per standardet nderkombetare eshte ne rritje. Ne, thote Nati, kemi nje tregues qe e mat kete dhe ky eshte interesi per blerjen e standardeve nga ana e biznesit dhe po te krahasojme dy vitet e fundit mund te themi se kemi dyfishuar shitjet e standardeve”. Deri ne fund te vitit te kaluar rezultojne rreth 13000 standarde europiane e nderkombetare te pershtatura nga vendi yne. Rritja e nivelit te pershtatjes, sipas Natit, ka ardhur nga interesi i biznesit, por edhe si pasoje e fushatave promovuese, megjithese Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit eshte nje organ buxhetor dhe si rrjedhim mjetet financiare per fushata promovuese jane te uleta. Aktualisht, raporti import-eksport i produkteve bujqesore eshte 1:7, sipas te dhenave nga Ministria e Bujqesise. Ndonese, ka nje rritje te eksporteve ne teresi, potencialet eksportuese te prodhimeve shqiptare mbeten ne nivele te uleta. Kjo verehet edhe ne tregtine me rajonin, ku prodhuesit shqiptare kane shfrytezuar kuotat e eksportit pa tarife doganore shume me pak se fqinjet maqedonas apo malazes drejt nesh. Ndaj, sipas eksperteve te tregtise, interesi i kompanive per t’u pajisur me certifikate cilesie do te rritet me rritjen e potencialeve eksportuese te kompanive