PERSE DUHET ÇERTIFIKIMI ISO ?

Fokusi mbi “cilësinë” ka qenë gjithmonë një pikë e rëndësishme për ata që bëjnë produktet, por është edhe një atribut më pak i prekshëm për ata të cilët ofrojnë shërbime. Ka kohë që çështja e certifikatave të cilësisë ka përshkuar ngadalë dhe gradualisht tregun, si një demonstrim konkret i angazhimit dhe seriozitetit ndaj konsumatorit. Sot, studiues dhe profesionistë bien dakord në konsiderimin e modelit të certifikimit të cilësisë, si një mjet i rëndësishëm dhe praktik për inovacionin e menaxhimit. Norma UNI EN ISO 9001, e rinxjerrë në vitin 2008 në versionin e ri, rregullon sistemin e menaxhimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve për të vetmin qëllim, atë të marrjes së kënaqësinë së konsumatorit final. Modeli i referencës është zbatuar në bazë të metodologjisë: Plan Do Check Act (PDCA), e cila konsiston në krijimin e një rrethi virtuoz në favor të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të biznesit.   Ç’përmban Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë?   ISO 9001-2008 përfaqëson sot pikën e referimit, e njohur në nivel botëror, për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së bizneseve të të gjithë sektorëve dhe të të gjitha përmasave. Normat e familjes ISO 9000 janë udhëzime se si një ndërmarrje duhet të veprojë, për të siguruar dhënien e një shërbimi cilësor d.m.th që i përgjigjet asaj që kërkohet nga klienti. Certifikimi sipas kësaj familjeje normash është një certifikim sistemi dhe jo produkti, d.m.th nuk certifikohet malli ose shërbimi, por sistemi i administrimit të firmës. UNI EN ISO 9001-2008 vendos në qendër të realizimit:   -Klientin dhe përmbushjen e plotë të kënaqësisë së tij. -Vizionin e firmës si një bashkësi procesesh që mes tyre kanë një marrëdhënie të ngushtë; -Të japë produkte/shërbime që i përgjigjen në mënyrë konstante kërkesave të përcaktuara; -Ndjekjen e një përmirësimi e inovacioni të vazhdueshëm të paraqitjeve. -Të administrohet cilësia, nënkupton administrimin e efikasitetit dhe eficiencës së proceseve të veta përmes: -Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proceseve; -Aftësisë së përfshirjes së burimeve njerëzore; -Centralizimi i rolit drejtues në nivele të larta të firmës. Të punosh me efikasitet dhe efektshmëri ka si rrjedhojë zvogëlimin e kostove. Me aplikimin e cilësisë së plotë, pra arrihet një zotërim i tregut më lehtë, me një cilësi më të mirë dhe çmime më të ulëta. Përparësitë   -Administrimi i efikasitetit të veprimtarisë së vet, duke ndihmuar në përmirësimin e punës së gjithsecilit dhe në përgjigjen ndaj kërkesave të vëna; -Përfitimi i një sistemi monitorimi dhe matjesh që garanton efikasitetin e kontrolleve; -Rritja e konkurrencës dhe e besueshmërisë, dallueshmërisë në tregun referues; -Të pasurit e një certifikimi me vlefshmëri ndërkombëtare, elementë shtesë për pjesëmarrje në tenderë. Përse të certifikojmë sistemin   -Zotërimi i një kualifikimi që të lejojë pjesëmarrjen në tenderë ose gara që e parashikojnë këtë kusht si të domosdoshëm; -Të verifikohet vënia korrekte në zbatim e sistemit të menaxhimit; -Të bëhet e ditur që përmirësimi i arritur varet nga një sistem menaxhimi dhe jo nga iniciativa vetjake; -Të pasurit e një stimuli të vazhdueshëm për përmirësimin dhe përmbushjen e kënaqësive të klientit.  Kujdes!   Tregu shqiptar i certifikimit është pushtuar gjithnjë nga organe (ente) certifikues ose organe pseudocertifikimi që lëshojnë certifikata pa qenë të akredituara ose në mungesë të rregullave bazike të përcaktuara nga standardet ndërkombëtare. Në këtë pikëpamje bëhet shumë e rëndësishme zgjedhja e Organizmit të tretë, i cili duhet të vërtetojë se, procesi i prodhimit është në përputhje të plotë me standardet europiane. Qëllimi i këtij artikulli është që të shpjegojë botën e certifikimit, duke dhënë informacionin e duhur se çfarë rruge duhet të ndjekë një biznes, për t’u certifikuar realisht sipas standardeve europiane dhe për të parandaluar njerëz të paskrupullt që lëvizin me çanta në duar, të cilët japin certifikata jo reale, duke e deformuar këtë treg të rëndësishëm. Le të sqarojmë disa pika kyçe të botës së certifikimit nëpërmjet disa pyetjeve dhe përgjigjeve.   Çfarë është akreditimi?   Akreditimi është njohja e një organi certifikues që duhet të certifikojë dhe të japë një certifikatë, që të jetë e njohur në Europë dhe ndërkombëtarisht. Akreditimi është një mekanizëm që ndikon në rritjen e besueshmërisë dhe ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse laboratorët e provave, organizmat e inspektimit, certifikimit (Organizma të Vlerësimit të Konformitetit) plotësojnë detyrat specifike. Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizëm i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca është çelësi për të siguruar transparencën, besueshmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara. Cilët jane Entet Akreditues? Entet Akreditues përfaqësojnë librin e Enteve të certifikimit në çdo vend dhe që njihen nga ministritë e ndryshme të tilla si: Në Shqipëri DA, www.dpa.gov.al; në Greqi ECYD, www.esyd.gr; në Itali ACCREDIA, www.accredia.it; në Spanjë ENAC, www.enac.es; në Angli UKAS, www.ukas.com; në Zvicër SAS, www.seco.admin.ch etj.   Pse certifikata që mbajnë akreditimin janë të njohura në mbarë botën? Sepse organet e akreditimit janë të njohur nga EA (Akreditimi Europian) dhe IAF (Forumi i Akreditimit Internacional), që kanë nënshkruar paktin e njohjes reciproke MLA. Si mund të verifikojmë që një Organizëm certifikues është i akredituar?   Duhet të pyesni se ku Organizmi certifikues është akredituar, dhe kontrolloni në faqen e internetit të organit akreditues nëse është i pranishëm. Si mund ta kontrolloni se Organi Akreditues, është i njohur dhe IAF ka nënshkruar marrëveshje reciproke të njohjes (MLA)?   Thjesht shkoni në faqen e internetit http://www.iaf.nu/articles/IAF_MLA/14 dhe do të shihni listën e organeve të akreditimit të njohura, duke përfshirë edhe nënshkruesit e MLA. Një Organizëm certifikues i akredituar, a mund të lëshojë çfarëdo certifikate?   Jo, Organizmi certifikues mund të lëshojë vetëm atë certifikatë për të cilën ai është akredituar. Për shembull, për të dhënë një certifikatë në përputhje me UNI EN ISO 9001, për një kompani ndërtimi, trupi certifikues duhet të jetë i akredituar në sektorin EA 28.   Si mund ta verifikojmë sektorin apo normën ku organizmi certifikues është i akredituar?   Thjesht shkoni në faqen e internetit të organit akreditues dhe kontrolloni emrin e organizmit certifikues, rregullat për të cilat është akredituar dhe e njohur për secilën nga fushat standard. N.q.s ka dyshime për një certifikatë, si mund atë ta kontrollojmë?   Kërkohet në faqen e internetit të Organizmit certifikues që e ka lëshuar atë, ose kontaktoni direkt me akreditimin. (Detajet e kontaktit janë në certifikata). Një organizëm certifikues a mund t’i bëjë konsulencë kompanisë për t’u certifikuar?   Jo, një organ certifikimi nuk mund të bëjë çdo lloj këshille për menaxhimin e sistemeve. Përkundrazi kjo përbën një konflikt interesi. Organizmi certifikues duhet të kontrollojë se sistemi i cilësisë, që e ka bërë kompania vetë, ose nëpërmjet një konsulenti, është i përshtatshëm dhe përmbush standardet e referimit.