STANDARTET DHE CERTIFIKIMI

STANDARTET DHE CERTIFIKIMI
 Çfarë është një standard?   Standardet janë dokumenta teknikë, vullnetare, të cilët: përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme; përgatiten me propozim te palëve te interesuara në Komitete Teknike; bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkohor të teknollogjisë; miratohen nga organi kombëtar i standardeve; vihen në dispozicion të kujtdo.   Përfitimet nga standardet PËR INDUSTRINË:

  1. reduktim i kostove dhe barrierave teknike ne tregti;
  2. përputhshmëri dhe lehtësi shkëmbimi;
  3. zbatim i ligjeve;
  4. akses në treg;
  5. avantazhe në konkurencë;
  6. ritet siguria e produkteve – ulet përgjegjësia e prodhuesit.

PËR SHTETIN:

  1. arritje e objektivave ne mbrojtje te shendetit dhe sigurise se jetes te shtetasve;
  2. akses në teknollogji;
  3. ulje të kostove në prokurimet publike;
  4. promovim i eksporteve, tregtisë dhe rritjes ekonomike;
  5. plotësim i detyrimeve në kuadrin e antarësisë në OBT.

PËR KONSUMATORIN:

  1. më shumë siguri dhe besueshmëri;
  2. më shumë zgjedhje dhe përputhje të vlerës së shpenzuar me cilësinë e mallit që blen
  3. lehtësi në zgjedhje;kosto më të ulta;
  4. cilësi dhe garanci më e madhe.
Çfarë është Standarti ISO 9001? ISO 9001 është një nga standardet e Sistemeve të Menaxhimit. ISO 9001 përcakton Kërkesat dhe Kriteret që ju duhet të përmbushni në qoftë se Kompania Juaj do të dëshironte të vepronte në përputhje me Këtë standard ndërkombëtar dhe të merrni Çertifikatën. Implementimi i këtij Standardi Ndërkombëtar ndihmon të gjitha llojet e kompanive, (pavarësisht fushës së veprimtarisë, madhësisë apo kompleksitetit të saj), për tja dalë mbanë nëpërmjet përmirësimit të kënaqësisë së klientit, motivimit të personelit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Pervëç kësaj, ISO 9001 është hartuar që të jetë i përshtatshëm me standarde dhe specifikime të tjera të sistemeve të menaxhimit, siç janë: ISO 14001 – Sistemi i Menaxhimit të Ambjentit, OHSAS 18001 – Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, HACCP – Analiza e Reziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit ne sektorin e Ushqimeve, etj. ISO 9001 është Standardi Ndërkombëtar më i përdorur, i cili përdoret nga rreth 897,000 kompani në 170 vende të botës. Përfitimet nga Çertifikimi me ISO 9001 Një Sistem i Menaxhimit të Cilësisë – ISO 9001:2008, i ndërtuar dhe implementuar më së miri, i jep Kompanisë disa përfitime: Çertifikimi me ISO 9001 është kërkesë e Agjensisë së Prokurimit Publik dhe Institucioneve Shtetërore Rrit besueshmërinë e Klientëve, Partnerëve dhe Palëve të tjera të interesuara që influencojnë në mbarvajtjen e biznesit. Tërheq investime të reja dhe ul barrierat e tregut. Ul kostot monetare Ju do të keni procese të qëndrueshme, efikase dhe një sistem që funksionon normalisht Ju do të keni më pak probleme në dhënien e produkteve apo shërbimeve cilësore Personeli i Kompanisë do të jetë kompetent, i vëmendshëm dhe i trajnuar mbi ato detyra që ka përcaktuar kompania. Mundësitë e biznesit do të rriten, sepse ju do të keni përparsi në futjen në treg e cila do tju diferencojë nga bizneset e tjera. Ju do të informoheni më shpejt për gjërat që shkojnë keq dhe nuk do të shpenzoni më para dhe kohë mbi të njëjtat probleme të vjetra. Shumë probleme do të parandalohen sepse ju do të mësoheni si ti eliminoni ato. Një kontroll dhe raportim më i mirë i menaxhimit – e cila nënkupton që ju e dini shumë mirë se si funksionon kompania juaj.Çfarë Përfshihet në ISO 9001? Identifikimi i kërkesave të ISO 9001:2008 dhe si do aplikohen ato në kompaninë e interesuar. Hartimi i objektivave të cilësisë dhe se si përshtaten në aktivitetin e kompanisë. Hartimi i një politike të cilësisë të dokumentuar duke treguar se si këto kërkesa përmbushen. Komunikimi dhe njoftimi për të gjithë personelin e kompanisë për këtë sistem. Vlerësimi i politikës se cilësisë, objetivat dhe më pas u jepet priotitet kërkesave për tu siguruar që ato përmbushen. Identifikimi i limitevet te sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe ndërtimi i procedurave të dokumentuara ashtu siç kërkohet. Sigurohumi që këto procedura janë të përshtatshme dhe respektohen. Pasi të implementohen, nevojiten të kryhen auditime të brendshme për tu siguruar që sistemi punon në mënyrë të përshtatshme.
AVANTAZHET E CERTIFIKIMIT ISO 9001:2008 Rrit kompetivitetin, besueshmërinë dhe performancën e kompanisë në treg. Është një vlerësim I njohur ndërkombëtar Eliminon kontrolle të tepërta mbi produktet e kompanisë Mundësi të mëdha për eksport Siguron një sistem monitorimi dhe matjeje që garanton efikasitetin e kontrollit Manaxhon efikasitetin e aktivitetit, duke shpërndarë detyra dhe përgjegjësi për përmirësimin e cilësisë së punës të secilit.