OHSAS 18001

Sistemi i Administrimit të Sigurisë dhë Shëndetit të Punonjësve Çfarë është? Çertifikimi OHSAS 18001 (Occupational Health and Safety Assessment Series) përcakton kushtet e një Sistemi Administrimi të Sigurisë dhe Shëndetit të Punonjësve (SSP). Këto kushte do të vihen në zbatim nga organizacioni dhe do të verifikohen nga një Organizëm i kualifikuar për të lëshuar Çertifikatën e Përputhshmërisë përkatëse.?Standarti OHSAS 18001, fryt i punës bashkëpunuese mes Enteve Kombëtare të Standartizimit, Enteve të Çertifikimit dhe konsulentëve specialistë në këtë fushë, është zhvilluar për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje preçize të tregut që kërkonte me këmbëngulje një standart të barazvlefshëm për Sistemet e Administrimit të Sigurisë dhe Shëndetit të Punonjësve.?Kështu, në prill të vitit 1999 është krijuarOHSAS , një standart i përputhshëm me parimet e shprehura nga BS 8800, Udhëzuesi për Sistemet e Adminsitrimit të Sigurisë dhe Shëndetit të Punonjësve i botuar në vitin 1996 nga British Standards Institution. Në vazhdim, në janar të vitit 2000, është publikuar një udhëzues i posaçëm për standartin e ri me titull “OHSAS 18002: Sisteme të Adminstrimit të Sigurisë dhe të Shëndetit të Punonjësve – Linja udhëzuese për zbatimin e standartit OHSAS 18001”.?Dokumenti është i ndarë në seksione dhe përfshin kushtet që kanë të bëjnë me politikën e ndërmarrjes për sigurinë, objektivat për t’u arritur, sistemin e administrimit të caktuar, planifikimin e veprimtarive dhe të proçeseve, përshtatjen e masave për përmirësimin (zvoglim i rrezikut), adminsitrimin e dokumentave dhe të të dhënave përfshirë edhe regjistrimet, veprimtaritë e vlerësimit, veprimet korrigjuese dhe zhvillimin e programuar të veprimtarive të rikontrollit dhe të ripërcaktimit të objektivave dhe të qëllimeve. Cilat janë ndryshimet me DL 626/94 DL 626/94 përfaqëson një rregullore, zbatimi i së cilës njihet me ligj por nuk është e çertifikueshme, ose më saktë asnjë organizëm s’mund të lëshojë një çertifikatë përputhshmërie me këtë DL dhe vlefshmëria ligjore vlen vetëm brenda territorit kombëtar. Norma OHSAS 18001 përbën një dokument rregullator të njohur në rang ndërkombëtar dhe organizmat kryesore të çertifikimit kanë bërë marrëveshje për skema çertifikimi që njihen reciprokisht. Gjithashtu parashikon aplikimin e parimeve që DL   nuk i përmban në mënyrë të shkoqitur, siç është p.sh studimi i mënyrave të përmirësimit. Përdorimi i një sistemi që përputhet me normën OHSAS, pra përbën një stimul për përmirësimin gjë që është një tipar dallues për sipërmarrjet e çertifikuara. Vlefshmëria ndërkombëtare e standartit OHSAS 18001 Kjo normë përbën një hap të rëndësishëm drejt përcaktimit të një standarti ndërkombëtar i cili mund të njihet në fushën e ISO-ve. Kuptohet që organizmi ndërkombëtar nuk do të mund të mos marrë parasysh normën OHSAS në realizimin e një standarti mbi sigurinë e personelit, edhe duke patur parasysh përdorimin e gjerë për qëllime çertifikimi për të cilat kjo normë është përdorur deri më sot. ?Me aplikimin e standartit OHSAS , sistemit të administrimit i bëhet një vlerësim në nivele të ndryshme. Niveli i zbatueshmërisë së standartit, varet nga faktorë të ndryshëm, siç janë politika e sipërmarrjes për SSP, llojet e veprimtarive të zhvilluara dhe kushtet në të cilat veprohet. ? Cilat kompani mund të përfitojnë çertifikimin OHSAS 18001? Organizacionet të çfarëdo madhësie, të cilat e zhvillojnë punën në çfarëdo sektor pune që dëshirojnë: Pajisen me një Sistem Administrimi të SSP me qëllim kujdesin e të gjithë atyre që janë lehtësisht të ekspozuar ndaj rreziqeve për shëndetin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të punimeve respektive.

  • Zbatojnë, administrojnë dhe përmisojnë gjatë kohës një Sistem Administrimi të SSP.
  • Garantojnë përputhshmërinë me atë që është përcaktuar tek politika e vet e SSP.
  • Ju demostrojnë të tjerëve përputhshmërinë e vet.
  • E çertifikojnë Sistemin e tyre të Sigurisë së Punonjësve duke e realizuar këtë gjë përmes një organizmi të pavarur.

Avantazhet e çertifikimit OHSAS 18001 Çertifikimi OHSAS 18001 shoqërohet nga këto avantazhe:

  • Një zvoglim i mundshëm i numrit të aksidenteve;
  • Një shkurtim i kohës pasive dhe i kostove që lidhen me të;
  • Demostrim i përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret;
  • Demostrim tek palët e interesuara, të zotimit tuaj në lidhje me shëndetin dhe sigurinë;
  • Demostrim i përqafimit tuaj përsa i përket njohurive të reja dhe atyre pararojë;
  • Mundësi më e madhe për të thithur klientë të rinj dhe partnerë në bisnes;
  • Një menaxhim më i mirë i rreziqeve që lidhen me shëndetin dhe sigurinë;
  • Mundësi e zvoglimit të kostove për asiguracionet e përgjegjësisë civile;

Kushtet e parashtruara nga standarti OHSAS duhet të gjejnë një aplikim të plotë në çdo Sistem Administrimi të SSP. Vënia në zbatim e çertifikimit do të varet nga shumë faktorë, mes tyre politika e përcaktuar e SSP, lloji i veprimtarisë së zhvilluar dhe kushtet në të cilat organizacioni zhvillon aktivitetin. Çertifikimi OHSAS 18001 si një shërbim i plotë Standarti OHSAS 18001 është studiuar për të qënë në përputhje me normat e tjera që lidhen me sistemet e administrimit, siç janë ISO 9001 (cilësi), ISO 14001 (ambjent) e BS 7799 (siguri informacionesh). Këto norma mund të plotësohen vazhdimisht falë shërbimit tonë të Vlerësimit të Plotë. Këto norma kanë të përbashkëta shumë parime, kështu që zgjedhja e një sistemi administrimi të plotë mund të rezultojë një zgjedhje ekonomikisht shumë e leverdisshme. Itinerari i çertifikimit Itenerari i çertifikimit ndahet në këto faza:

  • Ekonomik: marrja e kontratës;
  • Teknik dokumentues: vlerësimi i manualit dhe i proçedurave të administrimit
  • Audit Faza I: realizim i një vizite fillestare që ka për qëllim verifikimin e përputhshmërisë normative të Organizacionit (autorizime, ruajtja e regjistrave të detyrueshëm, etj.). Nuk do të mund të kalohet në Fazën II pa verifikuar më përpara respektimin e rregulloreve dhe efikasitetit të veprimeve korrigjuese të shpallura.
  • Audit Faza II: vizitë përmbyllëse për verifikimin e përputhshmërisë së sistemit për sigurinë e informacioneve dhe lëshimin e çertifikatës
  • Audit periodikë dhe mbikqyrës: vizita periodike për llogari të Organizacionit.

Proçesi i verifikimit të CDQ ITALIA srl i realizuar nga profesionistë të aftë, të paanshëm, të pavarur, specialistë dhe vazhdimisht të azhornuar, të cilët vënë në zbatim elasticitetin, konkretizimin dhe interpretimin e duhur të normës. KËRKESA E OFERTËS – ÇERTIFIKIMI I PRODUKTIT ICDQ. ka zhvilluar një sërë shërbimesh në sektorin Agroushqimor që i përgjigjen në mënyrë të plotë kërkesave të cilësisë dhe sigurisë, si Çertifikimi Vullnetar i Produktit që dëshmon dhe vlerëson veçoritë e një produkti duke u bazuar tek karakteristikat cilësore, tregtare dhe kushtet e tokës e të klimës të territorit prodhues. Çertifikimi vullnetar i produktit, është një akt formal me të cilin  CDQ Italia, si një Ent i trete, pohon me seriozitet që produkti është konform me çka është deklaruar në Rregulloren Teknike referuse të Organizmit që e përpunon. CDQ Italia nëpërmjet kontrollit të Rregullores Teknike referuse (RT) që organizmi përpunon mbi bazën e standarteve, rregulloreve kombëtare ose ndërkombëtare, disiplinoreve  apo nga një dokument referimi tashmë të aprovuara dhe analiza mbi proçesin dhe mbi produktin, garanton konsumatorin mbi veçoritë cilësore të produktit (organoletike,  ndjeshmërisë, vlerave ushqyese,) Çertifikimi i produktit  lind nga një nevojë e tregut për të pozicionuar, vlersuar dhe dalluar produktin agroushqimor dhe për të informuar konsumatorin dhe   distributorët e mëdhenj për disa veçori dhe karakteristika që e veçojnë produktin nga produktet e tjera të të njëjtës kategori Përparësitë:

  • Vlerësimi i karakteristikave të produktit;
  • Komunikim i çertifikimit direkt tek produkti;
  • Promovim i imazhit të ndërmarrjes;
  • Rritje e garancisë dhe e sigurisë ushqimore;
  • Dëshmi dhe çertifikim i karakteristikave organoletike dhe ushqyese, të origjinës së produktit, dhe të veçantisë së tij;
  • Kujdes për aspektet higjeniko – sanitare  të ushqimeve.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ