SISTEMET E MENAXHIMIT MJEDISOR: UNI EN ISO 14001

ISO 14001 është një normë ndërkombëtare me përfshirje vullnetare, e cila i aplikohet çdo lloj Kompanie publike dhe private, që specifikon kërkesat e një Sistemi Menaxhimi  Mjedisor (SMM). Menaxhimi Mjedisor përfaqëson kalimin nga vetëm respektimi i ligjeve në një administrim të veprimtarive me drejtim parandalimin e ndotjes dhe në përmirësimin e paraqitjeve ambjentale. Mbrojtja e mjedisit  përbën një rol gjithmonë e më të rëndësishëm për çdo kompani. Shumëfishimi dhe shtimi i burimeve të ndotjes, kontrolli gjithnjë e më i kujdesshëm që Shtetet e ndryshme janë duke ushtruar drejt temës së Ambjentit dhe rëndesës së dënimeve për ata që bëjnë krime ambjentale, tregojnë që është e nevojshme të veprohet. Me normën ISO 14001, nga viti 1996 ekzistojnë kriteret e menaxhimit mjedisor të vlefshëm në të gjithë botën. Në vitin 2004 këto kritere janë rishikuar dhe i është dhënë theks më i madh aspekteve mjedisore indirekte dhe përmbushjes së kërkesave të lidhura me to. Përse të çertifikoheni? Çertifikimi i Sistemeve të Menaxhimit Mjedisor lejon që:

  • Të përmirësohet efiçenca e proçeseve prodhuese dhe/ose shërbimeve;
  • Të mbahet nën kontroll dhe të monitorohen zbatimet legjislative;
  • Të përmirësohen paraqitjet ambjentale;
  • Të kënaqen klientët, furnizuesit, bashkëpunëtorët, autoritetet, investitorët, etj…
  • Të përmirësohet klima në firmë

Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ