MARKATURA CE

Markatura CE është treguesi i përputhshmërisë së produktit me kërkesat thelbësore të sigurisë të parashikuara nga një ose disa Direktiva komunitare që i aplikohen produktit. Markatura CE, një vazhdimësi e drejtëpërdrejtë e Deklaratës CE për përputhshmërinë, i ngjitet pajisjes dhe/ose ambalazhit dhe/ose udhëzimeve për përdorimin dhe/ose fletës së garancisë. Ajo është pasaporta që i lejon produkteve lëvizjen e lirë në Europë. Nuk është as një markë cilësie as prejardhjeje dhe nuk nënkupton “Made in Europa”. Ajo nuk është një shkurtesë e “Conformity Expectancy” (supozim përputhshmërie) dhe përfaqëson eskluzivisht deklaratën që janë respektuar kërkesat e parashtruara nga direktiva/direktivat komunitare e aplikuar/a. Markaturat CE duhet t’i vendosë ndërtuesi ose një përfaqësues i tij rezident në Bashkimin Europian. Prodhuesi është i detyruar të hartojë një “deklaratë përputhshmërie CE” në të cilën tregon direktivën/direktivat dhe normat teknike të përdorura; duhet gjithashtu të pregatisë dhe të kujdeset për një “dosje teknike” tek e cila përshkruhen karakteristikat teknike dhe provat që ai ka zbatuar për të provuar sigurinë e vetë produktit. ICD Q, në cilësinë e kontrollit të tretë, “super partes”, ka zhvilluar një sërë shërbimesh në sektorin e Markaturës CE që krijon mundësinë të veprohet në përputhje me atë që është parashtruar nga neni 4 pr. 1 shkronja a) i D.P.R. 459/96. Veçanërisht sqaron dhe verifikon që dosja i përgjigjet kërkesave të normës së referimit (Pjesë shtesë V e D.P.R. 459/96). Të çertifikosh dosjen teknike do të thotë t’i ofrohet tregut përputhshmëria e impenjimit të firmës ndaj një kërkimi kostant të standarteve që garantojnë kërkesat cilësore më të larta. ICDQ gjatë zbatimit të veprimtarisë së verifikimit të përbërjes korrekte të dosjes, garanton që:

  • Organizmi dhe personeli i ngarkuar për zhvillimin e veprimeve të verifikimit të mos jenë as protagonistë, as ndertues, as furnizues dhe as instalues të makinave që janë objekt i kontrollit, as dërgues i një prej këtyre personave dhe që nuk do të mund të ndërhyjnë as në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe as në rolin e dërguesit në projektimin, ndërtimin, përbërjen, tregtimin ose mirëmbajtjen e këtyre makinave. Kjo nuk përjashton mundësinë e shkëmbimit të informacioneve teknike mes ndërtuesit dhe organizmit të kontrollit;
  • Organizmi që personeli i ngarkuar për kontrollin të zbatojë veprimet e verifikimit me përgjegjësinë më të madhe profesionale dhe me maksimumin e kompetencës teknike dhe që të jetë i lirë nga çdo lloj presioni ose nxitjeje që mund të ndikojnë në gjykimin e tij ose tek rezultatet e kontrollit;
  • Personeli i ngarkuar për kontrollin zotëron:
  • Një përgatitje të mirë teknike dhe profesionale;
  • Një njohje të kënaqshme të përcaktimeve që lidhen me kontrollet që ai zbaton dhe një praktikë të mjaftueshme të këtyre kontrolleve;
  • Aftësitë e nevojshme për të hartuar çertifikimet, proçesverbalet dhe relacionet në të cilat konkretizohen kontrollet e zbatuara;
  • Personeli i organizmit është i detyruar ndaj sekretit profesional në lidhje me gjithçka ai vjen në dijeni gjatë ushtrimit të detyrave të tij (përveçse ndaj autoriteteve administrative kompetente të Shtetit pranë së cilave ushtron veprimtaritë e veta).

Në përfundim të veprimtarisë së verifikimit ICDQ i dorëzon dokumentacionin e nevojshëm ndërtuesit me qëllim përshtatjen e asaj që përmban dosja teknike me normativën që aplikohet në lidhje me të. Dëshmia e lëshuar nga ICDQ e garanton ndërtuesin në lidhje me përmbajtjen e dosjes teknike dhe në lidhje me atë që është përcaktuar tek pjesa shtesë V i D.P.R. 459/96. Përparësitë:

  • Vlerësimi i karakteristikave të makinës;
  • Shpallja e çertifikimit direkt tek prodhimi;
  • Promovim i imazhit të firmës;
  • Rritje e garancisë dhe e sigurisë;
  • Dëshmi dhe çertifikim i formulimit korrekt të dosjes teknike.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ ALBANIA