KONTROLL I SISTEMIT AGROUSHQIMOR - UNI EN ISO 22005:2007
ISO 22005:2007 është një standart ndërkombëtar për sistemet e administrimit të kontrollit të sistemeve që plotëson serinë ISO 22000 mbi sigurinë ushqimore, që në fakt ka përvetësuar dhe zëvëndësuar normat UNI 10939:01 – “Sistem i kontrollit në sistemet agroushqimore” dhe UNI 11020:02 – “Sistem i kontrollit në ndërmarrjet agroushqimore”.
ISO 22005:2007 ka uniformëzuar në nivel ndërkombëtar të gjithë njohuritë në fushën e kontrollit vullnetar, duke krijuar mundësinë e dallimit të lëvizjes së të gjitha ushqimeve të destinuar për konsum njeriu dhe kafshe ( ushqime për kafshët ), gjithashtu rezulton të jetë një mjet shumë i vlefshëm për tutelimin e sigurisë ushqimore dhe të cilësisë së prodhimeve të cilëvë do të bëhet e mundur, t’u dokumentohet jo vetëm lloji dhe prejardhja ( territori, veçantitë e përbërësve), por dhe mbi të gjitha vendndodhja e tyre në treg për të bërë të mundur, nëse paraqitet e nevojshme, tërheqja e tyre.
Gjithashtu standarti 22005:2007 rezulton të jetë një mjet i vlefshëm mbështetjeje për të gjitha ndërmarrjet që prodhojnë ushqime për njerëz dhe kafshë përsa i përket faktit që krijon mundësinë e lokalizimit të një produkti ose gjithashtu të një përbërësi të tij, duke rritur në këtë mënyrë besimin e konsumatorëve tek sistemi ushqimor.
Përparësitë:
- Mbështetja e sistemit që ndërmarrja ka vënë në zbatim për të garantuar respektimin e kërkesave higjeno sanitare dhe cilësorë të prodhimit
- Përgjigja ndaj kërkesave të qarta të konsumatorit
- Përcaktimi i historikut dhe prejardhjes së prodhimit
- Lehtësimi i tërheqjeve ose largimeve të mundshme nga tregu
- Identifikimi i përgjegjësive të secilit operator të sistemit
- Lehtësimi i kontrollit të informacioneve specifike që kanë të bëjnë me prodhimin agroushqimor
- Komunikimi i informacioneve specifike tek stakeholder e mëdhenj si dhe tek konsumatorët
- Përmbushja e detyrimeve të mundshme të vëna nga normativat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Shtimi i rendimentit prodhueshmërisë dhe fitimeve të organizmit.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ