Kursi i Formimit “Marketingu Turistik, Territorial dhe Teknikat e Menaxhimit” u zhvillua më 25 e 26 maj 2010, drejtuar nga funksionarët e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Enteve dhe Administratave Publike, përfaqësuesëve të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri, si edhe sipërmarrjeve private lokale të sektorit turistik.
Nisma, promovuar dhe realizuar nga zyra e ICE Tiranës, në bashkëpunim me zyrën e Projekteve dhe Formimit Ndërkombëtar të ICE Romës, është zhvilluar në kuadrin e ndërhyrjeve të realizuara nga projekt e Ligjit 84/01. “Formim dhe Asistencë Teknike për Administratat Publike ballkanike në sektorin e ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik italian.
Qëllimi i trajnimit ka qenë krijimi i figurave profesionale të afta për të dialoguar, programuar dhe promovuar forma të turizmit të qëndrueshëm dhe të arritshëm, me qëllim që të analizojnë e vlerësojnë territorin dhe të fusin koncepte të turizmit të integruar, në mënyrë që të zhvillojnë projekte për përmirësimin e hotelerisë dhe rindërtimin e strukturave turistike, duke mundësuar partneritetin midis sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare.
Ndër pjesëmarrësit e shumtë të regjistruar në Kursin e Formimit – rreth 75 – ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues te Bashkisë Tiranë, Durrës, Pogradec, Vlorë, Orikum, Përmet, Korçë, Shkodër, dhe Elbasan, si edhe përfaqësues të firmave të sektorit.
Ndër profesorët e kursit ka qenë edhe Z. Cosimo Pellegrino Administratori i shoqerisë së çertifikimeve CDQ .