SISTEMET E MENAXHIMIT PËR SIGURINË USHQIMORE
Norma ISO 22000 lind kryesisht me qëllim që të harmonizojë në nivel ndërkombëtar standartet e ndryshme vullnetare të zhvilluara brenda kufijve kombëtar për zhvillimin dhe menaxhimin e sigurisë ushqimore për metodën HACCP
Siguria ushqimore është një përgjegjësi që si fillim mund të garantohet përmes përpjekjeve të kombinuara të të gjithë pjestarëve të përfshirë në sistemin agro-ushqimor
Për këtë qëllim norma fut konceptin e komunikimit interativ midis pjestarëve të ndryshëm. Komuniki është i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha rreziqet për sigurinë ushqimore të indentifikohen dhe të kontrollohen në mënyrën e duhur në çdo faze të zinxhirit. Kjo përfshin një komunikim midis kompanivenë tërë zinxhirin
Norma konfirmon gjithashtu vlefshmërinë e parimeve të Codex Alimentarius për zhvillimin e sistemit HACCP dhe krijon një element bashkimi mes sistemeve të administrimit të cilësisë të vënë në zbatim në përshtatje me ISO 9001 dhe me sistemet e vetkontrollit të firmës të zhvilluara në përputhje me D.Lgjs 193/2007 (ish D. Lgjs. 155/97) dhe me rregulloren më të fundit komunitare Rreg. 852/04 në fuqi nga dt. 1 janar 2006.
Ky standart është si një pikë referimi për operatorët për aplikimin e rregulloreve kumunitare për higjenen dhe sigurinë ushqimore.
Disa elemente kyç për menaxhimin e sigurisë ushqimore :
- Komunikimi ndërveprues: komunikimi gjerë e gjatë në sistem (me furnizuesit dhe me klientët) duhet të jetë i bazuar mbi informacionet e nxjerra nga analiza e rreziqeve dhe e finalizuar në një efikasitet më të madh në menaxhimin e sigurisë ushqimore.
- Sistemi i menaxhimit aktiv dhe efikas në mënyrë konstante i azhornuar.
- Parimet HACCP – ISO 22000: sipas 7 parimeve të Codex Alimentarius.
- Programet e parakushteve: kushtet dhe proçedurat e tërthorta të
- drejtuara në kontrollin e aspekteve ambjentale dhe operative që përbëjnë themelin e sistemit HACCP.
Norma mund të aplikohet në mënyrë të pavarur ose në kombinim me sistemet e tjera të menaxhimit (p.sh ISO 9001).
Standarti i intereson si aktorëve të zinxhirit ushqimor (psh. Prodhuesve të ushqimit, shpërndarësve) ashtu dhe atyre që janë përfshirë në mënyrë jo të drejpërdrejtë në zinxhir (si psh. Prodhuesve të paketimeve , ofrus të shërbimeve të pastrimit).
Përparësitë
- Planifikojnë, zbatojnë, të bëjnë aktiv, të mbajnë dhe të azhornojnë një sistem për administrimin e sigurisë ushqimore i përqëndruar për të patur prodhime, që sipas përdorimit të parashikuar, të jenë të sigurtë për konsumatorin.
- Garantojnë përputhshmërinë me kërkesat e ligjit të aplikuar për sigurinë ushqimore.
- Të vlerësojë dhe të përcaktojë kërkesat e konsumatorëve dhe të demonstrojnë pajtueshmërinë me ato kushte të ndërsjelltë që është rënë dakord me klientin lidhur me sigurinë e ushqimit me qëllim për të rritur kënaqësinë e konsumatorit .
- Të organizojë dhe finalizojë drejt sigurisë ushqimore komunikimin me partnerët tregtare
- Të përmirësojnë burimet e brendshme dhe gjatë sistemit
- T’jua komunikojnë në mënyrë efikase aspektet e cilësisë ushqimore furnizuesve, klientëve dhe palëve përkatëse të interesuara në sistemin ushqimor
Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ ALBANIA SH.P.K