SISTEMI I MENAXHIMIT TË CILËSISË UNI EN ISO 9001
Për ISO-n (International Organization for Standardization) cilësia është “Niveli tek i cili një bashkësi karakteristikash të brënshme përmbushin kërkesat” (ISO 9000:2005).
ISO 9001: përfaqëson sot pikën e referimit, të njohur në nivel botëror, për çertifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së kompanive të të gjithë sektorëve prodhues dhe të të gjitha përmasave.
Rishqyrtimi 2008 i standarteve ISO 9000 (e treta që nga 1987) ka si qëllim kryesor aplikimin në çdo lloj ndërmarrjeje, mbi të gjitha në lidhje me PMI.
Normat e familjes ISO 9000 japin udhëzime se si një ndërmarrje duhet të veprojë për të siguruar dhënien e një produkti apo shërbimi cilësor, d.m.th që i përgjigjet asaj që kërkohet nga klienti. Kjo familje normash jep udhëzime organizative, për këtë arsye i përshtatet sektorëve të ndryshëm të veprimtarive.
Çertifikimi sipas kësaj familjeje normash është një çertifikim sistemi dhe jo produkti, d.m.th nuk çertifikohet malli ose shërbimi por sistemi i menaxhimit të firmës.
ISO 9000:2008 vendos në qëndër të realizimit të një sistemi menaxhimi:
- Klientin dhe përmbushjen e plotë të kërkesave të tij;
- Vizionin e firmës si një bashkësi proçesesh që mes tyre kanë një marrëdhënie të ngushtë;
- Të japë produkte / shërbime që i përgjigjen në mënyrë konstante kërkesave të përcaktuara ;
- Ndjekjen e një përmirësimi të vazhdueshëm të rendimentit.
Menaxhimi i cilësisë nënkupton menaxhimin e efikasitetit dhe efiçencës së proçeseve të veta përmes:
- Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proçeseve ;
- Aftësisë për të përfshirë burimet njerëzore ;
- Centralizimit të rolit të Drejtorisë së Lartë të firmës.
Vënia në zbatim e një Sistemi Cilesie krijon mundësinë e arritjes së një sërë përparësish të brendshme dhe të jashtme.
Parimet e menaxhimit për cilësinë mbi të cilat bazohet 9001- 2008 janë:
- Orientimi drejt klientit
- Leadership
- Përfshirja e personelit
- Afrim drejt proçeseve
- Afrim sistemik drejt menaxhimit
- Përmirësim i vazhdueshëm
- Vendime të mbështetura në të dhëna të sakta
- Marrëdhënie të një përfitimi reciprok me furnizuesit.
Përmirësimi i cilësisë ka si rrjedhojë zvoglimin e kostove. Pra, me aplikimin e Cilësisë së Plotë, arrihet një zotërim i tregut më i lehtë me një cilësi më të mirë dhe çmime më të ulta.
Përparësitë:
- Menaxhohet efikasiteti i veprimtarisë së vetë kompanisë , duke ndihmuar në përmirësimin e punës së gjithsecilit dhe në përgjigjen ndaj kërkesave të vëna;
- Të paturit e një sistemi monitorimi dhe matjesh që garanton efikasitetin e kontrolleve;
- Rritje në aftësinë konkurruese dhe në besueshmërinë/dallueshmërinë në tregun referues;
- Të paturit e një çertifikimi me vlefshmëri botërore, element shtesë për pjesmarrjen në tendera.
Përse të Çertifikojmë Sistemin:
Arsyet që shtyjnë një kompani të çertifikohet mund të jenë të shumta, por ato kryesoret janë:
– Zotërimi i një kualifikimi që të lejojë pjesmarrjen në tendera ose gara që e parashtrojnë këtë kusht si të domosdoshëm;
- Verifikimi i zbatimit korrekt të Sistemit të Menaxhimit;
- Bëhet i ditur jashtë firmës efikasiteti i Sistemit të Menaxhimit;
- Bëhet i ditur se përmirësimi i arritur varet nga një Sistem Menaxhimi dhe jo nga iniciativa vetjake;
- Të paturit e një stimuli të vazhdueshëm për përmirësimin dhe përmbushjen e kënaqësive të klientit.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni ICDQ