SISTEMI I KONTROLLIT TE CILESISE (QUALITY CONTROL SYSTEM)

 NJE DOMOSDOSHMERI AKTUALE NE SISTEMIN E INTEGRUAR TE MENAXHIMIT
“Shpesh njerzit e lënë jashtë vëmëndjes çështjen e ndërtimit të një Sistemi Cilesise(QMS),ose thjesht e vënë atë mënjane pasi mendojnë se kanë gjëra të tjera më të rëndësishme për të kryer.Ndëkohë që në të vërtetë një kuptim real i ndërtimit të një Sistemi Cilësie ka të bëjë në mënyrë fondamentale me vetë konsolidimin e procesit të prodhimit dhe shërbimit.Duhet theksuar gjithashtu se nëse vendimarja për të aplikuar ose jo një Sistem Cilësie,është në pronësi të subjekteve(organizmave) private,po kaq do të ndjehet i lire dhe fati(suksesi ose mos suksesi)i procesit të prodhimit apo shërbimit të këtij subjekti(organizmi)”   Eksperienca botërore e zhvillimeve të avancuara teknologjike në çdo fushë të prodhimit dhe shërbimit industrial gjithnjë e më tepër ka konfirmuar devizën :
“E rëndësishme është të realizosh,por akoma me e rëndësishme është se si dhe çfarë realizon”.
Kjo ka qënë dhe arsyea që organizimi i prodhimit, veçanërisht pas epokës së revolucionit industrial në fund të shekullit 19te dhe në fillim të shek 20te është
mbështetur mbi dy shtylla të mëdha kryesore :
–  Përsosja e Teknologjisë së prodhimit apo shërbimit
–  Organizimi dhe konsolidimi i kontrollit të cilësisë së produktit

 

Koncepti i Cilësisë

Koncepti i cilësisë,e ka zanafillën e vet nga koha e revolucionit industrial.Më parë në kohën e artizanatit, produktet (malli ose sherbimi) kanë qënë realizuar nga
fillimi deri në fund nga i njejti person ose grupim njerzish të cilët bënin çdo përpjekje të mundëshme që produkti në fjale te plotesonte kerkesat e një cilësie të pranueshme për klientin.Prodhimi në masë solli inkludimin e një grupi të madh njerzish të cilët duhet të punonin së bashku për një fazë të veçantë të prodhimit ku një person i vetëm nuk do të mund të ishte efektiv në realizimin e tij nga fillimi në fund.Në fund të shekullit të 19, pioneret si Frederick Winslow Taylor,Ford etj konstatuan të parët kufizimet e metodave të përdorura më parë gjatë prodhimit në masë,kryesisht të lidhura me rendimentin ,kohën e prodhimit si dhe me llojet e ndryshme të cilësive(jo të unifikuara) që pasonin njëra tjetrën por jo gjithmonë rezultonin të mjaftueshme për produktin e gatëshëm.
Ndërkohë Birland krijoi Departamentin e Cilësisë për të mbikqyrur cilësinë e produktit dhe për të korrigjuar gabimet. Nga ana tjetër Ford konsolidoi elementët e standartizimit në projektim si dhe komponentët standart të prodhimit duke siguruar në këtë mënyrë realizimin e standartizuar të produktit. Aplikimi i kontrollit statistikor i cili u çfaq më vonë si rezultat i metodave të prodhimit gjatë luftës së dytë botërore, u çuan më tej nga
staticieni W. Edwards Deming. Për nder të tij edhe çmimet e cilësisë që jepeshin për realizimin e produktit filluan të njiheshin me emrin e tij pra si “Çmimet Deming të Cilësisë”.Ndërkohë Joseph M. Juran u fokusua më shumë në drejtim të përcaktimit të bazave të menaxhimit të cilësisë.

Cilësia si një profesion dhe proces menaxherial
Cilësia si një profesion dhe proces menaxherial shoqëruar dhe me funksione të percaktimit te nivelit te cilësisë se produkteve dhe shërbimeve,u çfaq përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20,dhe vazhdon intesivisht të zhvillohet si e tillë edhe në ditët e sotme.
Profesioni i cilësisë është rritur dhe zhvilluar në lufte me konceptimin banal dhe empirik të ushtrimit nga një kontrolli i thjeshtë dhe rutinor për të mbritur sot tek organizimi i tij si një Sistem më vete me nderthurjen dhe aplikimin e sistemeve më të avancuara inteligjente dhe inxhinjerike.Historikisht aktivitetet e kontrollit të cilësisë ishin dominuese përgjatë viteve 1940, 1950,dhe 1960.
Vitet 1970 ishin epoka e cilësisë inxhinjerike,ndërsa gjatë viteve 1990 dhe në vazhdim sistemet e cilësisë u çfaqën si një aktivitet dhe nevojë emergjence.
Në fusha të tilla si mjeksia,financa dhe inxhinjeria,cilësia ka fituar statusin e një profesioni të mirfilltë dhe shumë të konsoliduar.